Dalin rezultatet nga testimi i vaksinës së Oksfordit

Dalin rezultatet nga testimi i vaksinës së Oksfordit

Bota November 23, 2020 - 09:01

Ka lumturi dhe pak zhgënjim në komunitetin shkencor pas deklaratës për rezultatin e testimeve të vaksinës kundër SARS-COV-2 nga universiteti i Oksfordit.

Pas testimeve mbi më shumë se 20 mijë vullnetarë, në Britaninë e Madhe por edhe në Brazil, vaksina ka dhënë një mbrojtje në 70% të rasteve. Një rezultat i mirë, por jo në nivelin e dy konkurrenteve të tjera, Pfizer dhe Moderna, që deklaruan se ishin rezultativ në 95% të rasteve.

Gjithsesi, lajmi i arritjes së vaksinës të përgatitur nga Oksfordi mbetet një lajm shumë i mirë, për vetë karakteristikat e vaksinës.

Vaksina e Oksfordit është ndjeshëm më e lirë se dy të tjerat, dhe mund të depozitohet në mënyrë më të thjeshtë dhe me temperatura më të larta se dy të tjerat, duke i dhënë mundësi transportit edhe në vende që nuk kanë infrastrukturën e duhur për vaksinat e Pfizer dhe Moderna.

Studiuesit treguan se përqindja e mbrojtjes rritej gjithsesi në 90%, për arsyeje ende të paqarta, kur vullnetarëve i injektohej fillimisht një gjysmë dozë vaksine në fillim, dhe më pas një dozë të plotë.  

Sipas universitetit, janë 4 milionë vaksinat e gatshme nga Oksfordi, dhe 95 milionë pritet të prodhohen në javët në vijim, por kjo do të ndodh vetëm pas miratimit të autoriteteve shëndetësore.