Arrestohet në Francë italiani nën dyshimin e 160 përdhunimeve dhe sulmeve seksuale

Arrestohet në Francë italiani nën dyshimin e 160 përdhunimeve dhe sulmeve seksuale

Bota October 23, 2020 - 14:44

Një italian 52-vjeçar i cili kërkohet në Gjermani nën dyshimin e kryerjes se 160 përdhunimeve dhe sulmeve seksuale, kryesisht ndaj vajzave të mitura, është arrestuar përtej kufirit në Francë, raporton BBC

Brigada BNRF e Francës për të arratisurit e krimeve tha se ai u mbajt të premten e kaluar në Rumersheim-le-Haut pranë Mulhouse.

Ai ishte në kërkim që nga viti 2000 deri 2014 në lidhje me sulmet që I kishte kryer kryesisht ndaj fëmijëve të partnerëve të tij,transmeton”Zeri.info”

Zyrtarët thanë se deri tash kundër tij ishin hapur 122 hetime në Gjermani.

Raportet franceze thanë se midis veprave që ai dyshohej se kishte kryer ishte edhe përdhunimi i vajzës së tij për vite me radhë.

Autoritetet gjermane njoftuan për herë të parë homologët e tyre në 7 tetor se i dyshuari kishte kaluar në Francë.

Ai u arrestua në 16 Tetor dhe tani po mbahet në Colmar gjatë procedurave të ekstradimit./Zëri