Brukseli ndalon edhe prostitucionin si masë anti-Covid
Foto: Ilustrim

Brukseli ndalon edhe prostitucionin si masë anti-Covid

Bota September 29, 2020 - 20:16

Kryeqyteti belg, Brukseli, ka ndaluar prostitucionin në disa distrikte në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por, për punëtorët e seksit, kjo ndalesë është kërcënim për jetesën e tyre.

Në lagjen Alhambra, që është “dy hapa” larg Komisionit Evropian, prostitucionin tani është ilegal dhe tri motele që përdoreshin për takime të shpejta janë mbyllur.

Por, kjo nuk po e ndalon 24-vjeçarin me emrin Magdalena së punuari atje.

“Kur njerëzit mund të shkojnë në bare e të takohen me njëri-tjetrin e të mblidhen nëpër restorante, atëherë ndalimi i prostitucionit është budallallëk”, ka thënë ai për Reutersin.

Me origjinë nga Maroku, ai ka tre vjet në profesionin e punëtorit të seksit dhe thotë se ndalesa nga institucionet shëndetësore nuk do ta ndalojë atë. Ai thotë se do të vazhdojë të punojë, edhe pse ëndërron të bëhet këngëtar, transmeton Zeri.info.

Punonjësit e seksit u desh t’i ndalonin aktivitetet e tyre më 13 mars, vetëm pak ditë para se të merrej vendimi për izolim nacional për shkak të pandemisë COVID-19.

“Të gjithë ata mbetën pa asgjë”, tha Marie, e cila punon në organizatën “Utsopi”, e cila i përfaqëson punonjësit e seksit në Belgjikë.

“Utsopi” ka ndihmuar në ofrimin e ushqimit dhe strehës gjatë izolimit tremujor por varfëria është rritur te ky komunitet.

Prostitucioni nuk është ilegal në Belgjikë, por nuk ka edhe rregulla të unifikuara nacionale, ku secili qytet e rregullon këtë biznes siç e sheh të arsyeshëm.

“Ajo çfarë qyteti i Brukselit po bën nuk është mbrojtje e punëtorëve, sepse nuk po propozon asgjë përpos t’i detyrojë ata të punojnë në mënyrë klandestine”, tha Marie.

Belgjika, ku BE-ja dhe NATO-ja i kanë selitë e tyre, ndërmori masa izolimi më 18 mars për shkak të COVID-19, sëmundje e cila mori 9,987 jetë deri më tani në vend, duke u bërë një nga vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë për kokë banori.

Javëve të fundit, Belgjika ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus në dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet vendase për të menduar rreth disa masave shtrënguese të reja për të mbajtur kurbën në kontroll.

Qyteti më i goditur nga pandemia është Brukseli, i cili raporton pozitivë më shumë se 10% të të testuarve çdo ditë, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar me javët e kaluara.

Për këtë arsye mes masave të tjera, autoritetet vendosën të pezullojnë dhe aktivitetin e prostitucionit, si një aktivitetet që ka ndikuar në shtimin e rasteve.

Gjithashtu janë mbyllur dhe hotelet dhe u dërguan efektivët e policisë për të informuar punonjëset e seksit se duhet të zbatojnë masat.