Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Kulla “Eiffel” në evakuim shkaku i një kërcënimi me bombë

Kulla “Eiffel” në evakuim shkaku i një kërcënimi me bombë

Bota September 23, 2020 - 14:07

Kulla "Eiffel" është evakuar pas një kërcënimi për bombë, shkruan Daily Mail. 

Policia rrethoi monumetin parisian në mesditën e së mërkurës pas një thirrje anonime që u bë kinse ka eksplozivë aty.

Oficerët e armatosur janë parë duke rrethuar rrugët afër, derisa mediat franceze raportuan që ekipet e eksplozivit janë duke kërkuar në vendndodhje.

Rrugët të cilat dërgojnë tek monumenti, në perimetrin e 7-të të Parisit, janë mbyllur dhe njerëzve po u thuhet t'i shmangen asaj pjese.

Një burim tek kulla tha :"Kulla Eiffel momentalisht është e mbyllur deri në njoftimin e rradhës, sepse një telefonues anonim tha se një bombë është vendosur aty. Kontrollet janë transferuar aty, dhe një perimetër i sigurisë është vendosur në të njëjtën kohë. Kjo është një rutinë mbrojtjeje".

Videot të cilat janë postuar në rrjete sociale tregojnë për vetura policie të vendosura tek këmbët e kullës, me një poster në të cilin shkruan :" I vendosur perimetri i sigurisë, puna e Policisë në progres ".

Ai tha se një burim i Policisë i ka treguar atij që një burrë ka "kërcënuar se do të hedh në erë veten", por Policia nuk po verifikon këtë llogari. /DailyMail