Testi i COVID-19 me rezultate për 10 minuta në Austri (Video)
Bota
September 22, 2020 - 13:21
Studentët në kryeqytetin austriak Vjenë kanë filluar provat e një testi të ri të COVID-19, që pretendon të japë një rezultat në vetëm 10 minuta.
Më shumë se 3,000 studentë nga Universiteti i Vjenës morën pjesë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Testi, i cili pretendon një normë saktësie 99%, u zhvillua në Gjermani dhe tani është provuar në një numër të madh njerëzish në Austri.
Nëse testi i shpejtë kthehet me një rezultat pozitiv, pacienti duhet të bëjë një test PCR për të konfirmuar rezultatin.