Turqia goditet nga një tërmet 5.1 ballë të Rihterit

Turqia goditet nga një tërmet 5.1 ballë të Rihterit

Bota September 20, 2020 - 21:37

Pak minuta më parë, qendra e vendit u lëkund nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, shkruan oranews.tv.

Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i rradhës që godet Turqinë brenda disa muajsh ku nuk kanë munguar as viktimat.