Rusia, Kina dhe Irani po tentojnë të ndërhynë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve

Rusia, Kina dhe Irani po tentojnë të ndërhynë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve

Bota August 08, 2020 - 12:22

Rusia ,Kina dhe Iraku po bëjnë përpjekje që  të ndërhynë në  zgjedhjet  presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka paralajmëruar paralajmëron shefi i inteligjencës amerikane William Evanina.

Në një deklaratë të  lëshuar nga ai bën të ditur se disa shtete po shfrytëzojnë  ndikimin e tyre të jashtëm dhe  të brendshëm  për të ndikuar në  rezultatin e zgjedhjeve në  Amerikë.

Tutje ai thotë se Kina nuk e dëshiron një rizgjedhje të  mundshme të  Donald Trumpit  në krye të SHBA-së, derisa Rusia nuk e dëshiron  për president kandidatin demokratë  Joe  Biden, shkruan BBC përcjell Klan Kosova.

Rusia po bënë përpjekje, për të  rritur përkrahjen e presidentit Tump duke shpërnda edhe dezinformata në mënyrë  online.

Nga ana tjetër ligjvënësit demokratë po fajësojnë , Agjencinë  e Inteligjencës Amerikane se nuk po bënë sa duhet për të ndalur ndërhyrjet nga jashtë në zgjedhje.

Presidenti aktual amerikan Donald Trump,do të  kërkoj edhe një mandat për në  Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq demokrati  Joe Biden, do ta sfidoj Trumpin në zgjedhjet e këtij viti që mbahen në SHBA.