Turqi – 19 të vdekur dhe 995 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Foto: AA

Turqi – 19 të vdekur dhe 995 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bota August 03, 2020 - 20:56

Turqia konfirmoi 995 raste dhe 19 të vdekur me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar në 233.851 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.747 atë të të vdekurve deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.003 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 217.497, transmeton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA)

.

Deri më tani, Turqia ka kryer mbi 4,92 milionë teste, përfshirë 41.301 në 24 orët e fundit.