Në Aeroportin e Stambollit për dy orë merrni rezultatin e testit për COVID-19

Në Aeroportin e Stambollit për dy orë merrni rezultatin e testit për COVID-19

Bota August 03, 2020 - 19:12

Të gjithë udhëtarët të cilët zbresin ose nisen nga Aeroporti i Stambollit do të kenë mundësi që për dy orë ta marrin vesh nëse janë të infektuar apo jo me COVID-19. Kjo bile me një çmim ndoshta sa një kafe në ato ambiente, vetëm 110 lira turke apo 16 dollarë.

Aeroporti ka 50 kabina ku udhëtarët mund të testohen, me një kapacitet prej rreth 2,000 testesh në orë, me një kapacitet ditor rreth 40,000 teste, shkruan onemileatatime.com.

Testimi mund të bëhet ose para nisjes ose pas mbërritjes në Aeroportin e Stambollit. /Zëri