Trumpi thotë se ka lajme të mira për vaksinat

Trumpi thotë se ka lajme të mira për vaksinat

Bota July 15, 2020 - 15:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur vaksinën e firmës bioteknike “Moderna”, për të cilën nga firma kanë deklaruar se vaksina kundër koronavirusit është e padëmshme.

SHBA-ja thotë se vaksina e “Moderna”-s së shpejti do të hyjë në fazën e fundit të testimit klinik, transmeton "Zeri.info".

Ndërkaq, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në "Twitter" ka thënë se ka lajme të mira rreth vaksinës, me gjasë për COVID-19, ndonëse nuk e ka përmendur.

“Lajm i shkëlqyeshëm për vaksinat”, tha ai.

Bëjmë të ditur se ndër vendet me të prekura në botë nga koronavirusi janë Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.