Mbi 60 të vdekur nga përmbytjet në Japoni

Mbi 60 të vdekur nga përmbytjet në Japoni

Bota July 13, 2020 - 09:39

Të paktën 66 persona kanë humbur jetën si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në Japoni.

Më shumë se tre milionë njerëz janë evakuuar pasi reshjet e mëdha të shiut goditën ishullin Kyushu, shkruan “Euronews”.

Të paktën 65 banorë dhe 30 kujdestarë janë bllokuar në një shtëpi kujdesi për të moshuarit si pasojë e fatkeqësisë natyrore. Rreth 14 prej tyre kanë ndërruar jetë; ndërsa të tjerët janë dërguar në spital me anije.

Sipas zyrtarëve japonezë, qendrat e evakuimit janë të pajisura me masa sigurie për të parandaluar përhapjen e COVID-19. /Ekonomiaonline

Image

Image