Britania do të humbasë mbi 5000 vende pune në shitjet me pakicë

Britania do të humbasë mbi 5000 vende pune në shitjet me pakicë

Bota July 09, 2020 - 17:59

Britania po përballet me më shumë se 5.000 të punësuar që do t’iu ndërpriten kontratat e tyre të punës.

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar krizë të madhe ekonomike në këtë vend, duke ndikuar që shumë klientë të lënë anash zakonet e tyre të vjetra të blerjeve dhe si pasojë e kësaj të dëmtohen edhe bizneset e shitjeve me pakicë.

Zingjiri i kompanive të shëndetit dhe bukurisë “Boots” dhe dyqani “John Lewis”, të enjten, iu bashkuan shitësve të tjerë, ku paralajmëronin se duhet të mbyllin dyqanet që të “mbijetonin”, sepse klientët po vazhdojnë me porositë online dhe nuk po kthehen në qendra tregtare.

“Boots”, njoftuan për ndërpreje të punës të 4.000 të punësuarve si një goditje kundrejt ministrit britanik të financave Rishi Sunak, i cili, të mërkurën, njoftoi planin e tij të fundit për të kursyer punë. Në anën tjetër “John Lewis” deklaroi se mund të humbasë 1.300 të punësuar.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, mijëra humbje të vendeve të punës, janë njoftuar po ashtu edhe nga dyqani i veshjeve për meshkuj “TM Lewin”, departamentet “Harrods & Debenhams”, dyqanet e modës “Oasis”, “Magazina & Arcadia”, si dhe veshja “DIY Travis Perkins”.

“John Lewis”, i njohur si njëri ndër dyqanet më të preferuara të Anglisë, ka bërë të ditur se ka propozuar të mbyllin tetë dyqane pasi me blerjet online do të arrinin deri në 70 për qind të shitjeve këtë vit dhe tjetër.

"Ne besojmë se mbylljet janë të nevojshme për të na ndihmuar të sigurojmë qëndrueshmërinë e partneritetit," tha Sharon White, kryetari i Partneritetit John Lewis, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson, tha se qeveria është e gatshme t’iu dalë në ndihmë bizneseve pasi “Boots” po ashtu tha se ka vendosur të mbyllë 48 dyqane optike, sepse gjatë prillit, në kulmin e bllokimit, numri i blerësve të saj në Mbretërinë e Bashkuar ra në 85 për qind.

Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, u tkurr me 25 për qind në muajin mars, si dhe në prill, e që sipas parashikimeve zyrtare në vitin 2020 mund të shkonte drejt rënies së saj më të madhe, me një normë papunësie në rreth 10 për qind, që i bie të jetë dyfish më e madhe se që ka pasur gjatë gjatë 300 vjetëve.

Që nga shpërthimi i pandemisë, shumë veta nuk kanë arritur të paguajnë qiranë e tyre dhe probleme të tjera të ngjashme./Zëri