Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në 24 orë në Itali

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në 24 orë në Itali

Bota June 30, 2020 - 18:43

Në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e lehtë e viktimave nga koornavirusi në Itali.

Sipas statistikave të fundit, 23 persona kanë humbur jetën dhe 142 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin fqinj.

Italia është një ndër vendet që ka pësuar më shumë humbje jetë njerëzish nga koronavirusi, ku deri më tani ka shënuar 34 767 viktima dhe janë infektuar 240 578 persona.

Deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 190.284 pacientë./Express