Infektuar: 4307
Shëruar: 2095
Vdekur: 94
Me rihapjen e ekonomisë, “American Airlines” do t’i shtojë fluturimet gjatë korrikut

Me rihapjen e ekonomisë, “American Airlines” do t’i shtojë fluturimet gjatë korrikut

Bota June 04, 2020 - 16:45

 

“American Airlines Group” tha të enjten se do të shtojë numrin e fluturimeve në SHBA muajin e ardhshëm, pasi numri i udhëtimeve pësoi rënie të madhe nga pandemia e koronavirusit, duke planifikuar kështu të kryejë mbi 55% fluturime të brendshme të kapacitetit të vitit të kaluar.

Poashtu, kompania më e madhe ajrore e SHBA-së, muajin tjetër do të rrisë edhe numrin e fluturimeve ndërkombëtare, duke kryer fluturime gati 20% të kapacitetit të korrikut të 2019-ës, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Sa për krahasim, kompania “American” kreu vetëm 20% të fluturimeve të planifikuara të brendshme në maj dhe 25% në qershor, tha Vasu Raja, zëvendëspresident i lartë i “American Airlines”.

“Si një kompani ajrore, ne jemi të vetëdijshëm se do të ketë kthim të kërkesave. I besojmë ekonomisë”, tha Vasu Raja, duke vënë në dukje se kompania ka qenë duke operuar me një numër më të lartë të fluturimeve se sa rivalët tjerë amerikanë.

Raja tha për “Reuters” se kjo aviokompani, gjatë korrikut do të realizojë pak më shumë se 4,000 fluturime, krahasuar me gati 2.000 gjatë majit. Ky numër i fluturimeve është prapë se prapë ende i ulët, krahasuar me 6000 sosh sa realizonte para pandemisë në periudha të njëjta kohore.

Aviokompanitë po shtojnë masa të reja pastrimi dhe po kërkojnë maska në aeroplanë, kjo që klientët të ndihen të sigurt gjatë udhëtimit.

Në total, “American Airlines” planifikon të kryejë 40% të kapacitetit fluturues të korrikut të vitit 2019./ZERI