Spanja mund ta shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 qershor

Spanja mund ta shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 21 qershor

Bota May 31, 2020 - 16:02

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha sot se do të kërkojë nga parlamenti që të miratojë dy javë shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës qeverisa më nuk do të kufizojë lëvizjet e qytetarëve.

Sanchez tha se shtyrja e masave deri më 21 qershor do të ishte e fundit, për shkak të rënies së dukshme të rasteve me coronavirus.

Numri i viktimave të raportuara në Spanjë deri në ditën e djeshme, ishte vetëm katër, që është një rënie drastike e shifrave. Numri total i viktimave është 27,125, ndërkaq i rasteve të infektuara 239,228.

Spanja, një nga shtetet më të prekura me coronavirus, e ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 14 mars.

Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit. /TCH/