Mbi 700 raste të reja me koronavirus në Gjermani

Mbi 700 raste të reja me koronavirus në Gjermani

Bota May 30, 2020 - 08:30

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani numri i të infektuarve me koronavirus është rritur për 738 raste, shkruan “Reuters”

Kështu që numri i të infektuar me sëmundjen Covid-19 në këtë vend shkoi në 181,196, ndërsa numri i vdekjeve të raportuara në Gjermani në 24 orët e fundit ka shkuar në 39, ku shifra e përgjithshme e të vdekurve nga kjo sëmundje në vend shkoi në 8,489, transmeton Zeri.info.