Bosnje dhe Hercegovina hap kufijtë me vendet fqinje
Bosnje dhe Hercegovina do të hapë kufijtë e saj për qytetarët e vendeve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, më 1 qershor.
Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, gjatë mbledhjes që është mbajtur të enjten.
“Kufijtë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e vendeve fqinje, pavarësisht nga arsyet pse vijnë në Bosnje”, tha Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave.
Më 11 mars, Bosnja dhe Hercegovina zyrtarisht ndaloi hyrjen nga vendet më të rrezikuara, të cilat kishin numrin më të madh të rasteve me koronavirus.
Sipas Tegeltija, të gjithë qytetarët që vijnë në Bosnje, do të duhet t’u përmbahen masave të nxjerra nga institutet epidemiologjike.
Për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës, masat e ndalimit të miratuara më 11 mars, mbeten në fuqi.
Përveç një sërë masash lehtësuese, Këshilli i Ministrave gjithashtu mori një vendim, për hapjen e trafikut ajror.
“Nuk ka më ndalime për transportin ajror, por udhëtarët duhet të zbatojnë masat”, theksoi Tegeltija.