15 vdekje të reja nga COVID-19 në Holandë

15 vdekje të reja nga COVID-19 në Holandë

Bota May 27, 2020 - 14:40

Holanda ka publikuar statistikat e 24 orëve me COVID-19.

Holanda ka regjistruar 15 vdekje të tjera nga COVID-19 që prej ditës së djeshme dhe 190 raste të reja të koronavirusit, sipas Institutit të Shëndetit Publik, raporton “Reuters”-i.

Përditësimi më i fundit nga Instituti holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) tregoi se numri i rasteve të koronavirusit në vend tani kishte arritur në 45.768, ndërsa numri i të vdekurve ishte 5.871.

Të dhënat e sondazhit të publikuara gjithashtu të mërkurën treguan se holandezët ishin shqetësuar më shumë për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e të dashurve të tyre, tha RIVM..