Infektuar: 4307
Shëruar: 2095
Vdekur: 94
“Twitter”-i i etiketon postimet e Trumpit si të pabaza

“Twitter”-i i etiketon postimet e Trumpit si të pabaza

Bota May 27, 2020 - 11:31

Të martën rrjeti social “Twitter” për herë të parë kërkoi nga lexuesit që t’i verifikojnë faktet në cicërimat e presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se pretendimet e tij për votat me postë ishin të rreme dhe janë hedhur poshtë nga verifikuesit e fakteve.

Ky veprim shënoi një ndryshim dramatik për rrjetin social, mjetin kryesor të Trumpit për të shpërndarë mesazhet e tij të pafiltruara për bazën e tij politike, pas viteve të politikave lejuese të përmbajtjes në këtë platformë, raporton “Reuters”-i, transmeton “Zeri.info”.

Kompania i ka shtrënguar këto politika viteve të fundit si pasojë e kritikave se qasja e tyre ka lejuar lulëzimin e abuzimeve, llogarive të rrejshme dhe keqinformimit.

Trumpi iu sul kompanisë pas këtij veprimi, duke e akuzuar atë – në një cicërimë – për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale 2020. “‘Twitter’-i po e mbyt në tërësi FJALËN E LIRË dhe unë, si president, nuk do ta lejoj këtë të ndodhë”, tha ai, transmeton “Zeri.info”.

Trumpi, që ka mbi 80 milionë ndjekës në “Twitter”, në cicërimat e tij tha se votat përmes postës “do të jenë shumë mashtruese” dhe do të rezultojnë në “zgjedhje të falsifikuara”, ndërsa përmendi pikërisht guvernatorin e Kalifornisë për këtë çështje, ndonëse ky shtet nuk është i vetmi që ka në funksion votimin me postë.

Disa orë më vonë “Twitter”-i postoi një njoftim me një pikëçuditje të kaltër nën ato postime, duke kërkuar nga lexuesit t’i “kontrollojnë faktet për votat me postë” dhe duke i drejtuar ata në një faqe me informacione të mbledhura nga stafi i “Twitter”-it për këto pretendime.

Vendimi i kompanisë për të etiketuar postimin e presidentit vjen pasi ajo është vënë nën presion të shtuar për të mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe llogaritë e rreme.

Image