“Lufthansa” shpëtohet nga shteti gjerman me 9.8 miliardë euro

“Lufthansa” shpëtohet nga shteti gjerman me 9.8 miliardë euro

Bota May 25, 2020 - 20:57

Gjermania ia ka dorëzuar të hënën 9 miliardë euro aviokompanisë “Lufthansa”, duke u pajtuar kështu për një masë shpëtimi e cila i jep Berlinit veto në rast të një oferte armiqësore të kompanisë ajrore.

Shpëtimi më i madh i një korporate gjermane që kur kriza me koronavirusin goditi qeverinë do t’ia japë qeverisë një hise prej 20%, e cila mund të rritet në 25% plus një aksion në rast të tentimit të marrjes nën kontroll, teksa tenton të mbrojë mijëra vende pune, raporton Reuters. 

Lufthansa ka qenë në bisedime për javë të tëra me Berlinin zyrtar rreth ndihmës që i nevojitej për të mbijetuar, ndërsa kompania ka negociuar se sa hapësirë kontrolli do t’i lejohej qeverisë në këmbim të mbështetjes financiare, transmeton Zeri.info. 

Edhe aviokompani tjera, përfshirë atë franko-holandeze “Air France-KLM” dhe ato amerikane, “American Airlines”, “United Airlines” dhe “Delta Air Lines” gjithashtu kanë kërkuar ndihmë shtetërore pasi koronavirusi goditi udhëtimin global.

Ministritë e Financave dhe të Ekonomisë të Gjermanisë kanë thënë të hënën se “Lufthansa”, aksionet e së cilës u mbyllën me 7.5% me 8.64 euro, ka qenë operativisht e shëndetshme dhe fitimprurëse me perspektivë të mirë, por hasi në telashe për shkak të pandemisë.

Berlini, i cili ka krijuar një fond prej 100 miliardë eurosh për të marrë nën kontroll aksione në ndërmarrjet e goditura nga kriza e koronavirusit, tha që planifikon të shesë aksionet e “Lufthansa-s” deri në fund të vitit 2023. /Zëri