Sot bota me 3 milionë të infektuar nga COVID-19

Sot bota me 3 milionë të infektuar nga COVID-19

Bota April 27, 2020 - 11:16

Numri i të infektuarëve nga COVID-19, në gjithë botën, ka kaluar 3 milionë. Është ky përditësimi i fundit nga "Worldometers", faqe e cila po merret me të dhënat e fundit nga regjistrimi i rasteve të reja, vdekjeve e shërimeve nga koronavirusi në botë, shkruan "Zeri.info".

Janë regjistruar mbi 207 mijë vdekje në gjithë botën dhe më shumë se 880 mijë të shëruar.

Vendi më numrin më të madh të të prekuarve nga kjo pandemi vazhdon të jetë SHBA-ja, me gati 1 milion të infektuar dhe mbi 55 mijë vdekje. /ZERI