Komisioni Evropian kërkon koordinim mes shteteve për heqjen e masave të izolimit
Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që të koordinohen mes vete në kohën kur disa prej tyre kanë filluar t’i lehtësojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Ky institucion ka paralajmëruar se dështimi i koordinimit mes vendeve anëtare do të mundë të sillte rritje të reja të rasteve të koronavirusit, shkruan “The Guardian”.
Disa shtete të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Austrinë, kanë filluar t’i largojnë disa prej masave që ishin marrë për luftimin e përhapjes së koronavirusit për ta ringjallur ekonominë.
Organi ekzekutiv i BE-së, i cili nuk ka pushtet për t’i përcaktuar masat shëndetësore ndaj vendeve anëtare, vazhdimisht ka bërë thirrje për qasje të përbashkët në këtë luftë, pasi shtetet vepruan në mënyrë të pavarur në lidhje me masat.
Në një draft-dokument, që pritet të miratohet këtë javë, thuhet: “Është koha të zhvillohet një strategji mirë e koordinuar e BE-së për dalje nga situata. Strategjia e daljes duhet të koordinohet mes vedneve anëtare për t’i shmangur efektet negative të përhapjes.