Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Erdogan: Turqia në pandeminë COVID-19 është një prej vendeve më të përgatitura

Erdogan: Turqia në pandeminë COVID-19 është një prej vendeve më të përgatitura

Bota April 08, 2020 - 16:03

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, është shprehur se “Turqia në pandeminë COVID-19 është një prej vendeve më të përgatitura falë ndryshimeve dhe transformimeve që ka bërë në 18 vitet e fundit”.

Në paketën e kiteve higjienike që janë përgatitur për t’u shpërndarë falas për qytetarët 65 vjeç dhe më lart nën koordinimin e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë në kuadrin e masave kundër COVID-19, është përfshirë edhe një letër që presidenti Erdoëan ka shkruar duke iu drejtuar qytetarëve.

Në letrën e tij Erdoëan thekson se si vend ndodhen në një luftë kombëtare kundër koronavirusit që është bërë një pandemi dhe se shteti ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka mobilizuar të gjitha mundësitë kundër pandemisë që kërcënon shëndetin e popullit.

“Turqia në pandeminë e COVID-19, është një prej vendeve më të përgatitura falë ndryshimeve dhe transformimeve që ka bërë në 18 vitet e fundit. Sot është e pranishme një Turqi e cila ka vendosur në veprim sistemin më të fuqishëm në botë të sigurimeve shëndetësore, i cili ka ndërtuar spitalet më moderne dhe një Turqi që bota e merr shembull. Krahas kësaj kemi një ushtri të madhe shëndetësore, të përbërë nga 490 mijë personel shëndetësor përfshirë 165 mijë mjekë dhe 205 mijë infermierë si dhe një personel mbështetës prej 360 mijë personash”, thekson presidenti turk.

Presidenti i Turqisë më tej shprehet se “Në kuptimin e shtetit social vazhdojnë punimet e tyre me një mobilizim të plotë të gjitha njësitë tona përkatëse kryesisht të institucioneve tona të shëndetësisë, sigurisë dhe të ndihmës sociale”.

Duke vënë në dukje se krahas masave të marra, detyra më e madhe bien mbi qytetarët, Erdoëan më tej tha se “Duhet të dëgjojmë me kujdes paralajmërimet e institucioneve tona dhe duhet të zbatojmë përgjegjësitë që na takojnë. Të gjithë e dimë se kjo sëmundje shkakton rezultate fatale tek të gjithë ne kryesisht mbi ata që kanë sëmundje kronike dhe që janë në moshë të përparuar. Prandaj ashtu sikurse e kërkon edhe besimi ynë, me një përgjegjësi të madhe ne tregojmë kujdes të veçantë për qytetarët tanë në grupin me rrezik më të lartë. Për këtë arsye në kuadrin e masave kundër koronavirusit për qytetarët tanë në grupin me rrezik më të lartë kemi vendosur edhe kufizime. Unë ju kërkoj të mos dilni jashtë, të qëndroni në shtëpitë tuaja derisa ky kërcënim epidemik të zhduket”.

Më tej Erdoëan ka shtuar se gjatë kësaj nuk do të viktimizohet në asnjë mënyrë asnjë qytetar i cili i përket grupit me rrezik më të lartë dhe i cili nuk ka asnjë të afërm për të përmbushur nevojat e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai njoftoi se në rast të nevojës janë vënë në dispozicion numrat 112, 155 dhe 156 ku për plotësimin e nevojave janë të gatshëm Grupet e Mbështetjes për Ndihmën Sociale të cilët janë formuar nga prefekturat dhe komunat.

Presidenti Erdoëan ka vazhduar letrën e tij duke shprehur se “Krahas këtyre masave, ne ju dhurojmë me rekomandimin e Bordit Shkencor maska dhe kolonjë. Të jeni të qetë, nuk ka asnjë virus, asnjë epidemi më të fortë se Turqia. Ne jemi trashëgimtarë të një qytetarie që ka qasjen ‘Bëni njerëzit të jetojnë në mënyrë që shteti të jetojë‘ prandaj përparësia jonë është shëndeti i qytetarit tonë. Si në çdo fatkeqësi, nuk kam asnjë dyshim se nga ky proces do të dalim duke forcuar unitetin dhe bashkimin tonë. Me këto ndjenja dhe mendime unë ju përshëndes dhe ju uroj dashurinë dhe respektin tim si dhe lus Allahun që të keni një jetë të shëndetshme”.