Ky është aeroplani që u nis sot nga Turqia për në Kosovë për të sjellë ndihma mjekësore

Ky është aeroplani që u nis sot nga Turqia për në Kosovë për të sjellë ndihma mjekësore

Bota April 08, 2020 - 11:18

Gjatë ditës së sotme një kontingjent me ndihma nga Turqia pritet të arrijë në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin

Ndihmat, të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në “Twitter” zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran. “Bashkëpunimi ynë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruar ai.

“Avioni ynë ushtarak, që mban maska, gjëra të përgjithshme dhe diagnostikues të shpejtë, do të niset për në Maqedoni, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë, në Serbi dhe në Mal të Zi nga Ankaraja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këto ndihma pritet të arrijnë në Kosovë sot në mesditë, ku do të priten nga zyrtarë shtetërorë të vendit.

Kujtojmë se në Kosovë deri tash raportohet për 187 persona të infektuar me COVID-19, 30 të shëruar dhe 5 që kanë përfunduar me fatalitet.