Trump shpërthen me akuza ndaj OBSH’së pasi SHBA’ja bëhet vatra e pandemisë

Trump shpërthen me akuza ndaj OBSH’së pasi SHBA’ja bëhet vatra e pandemisë

Bota April 07, 2020 - 22:42

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka hedhur akuza të rënda ndaj OBSH’së për dhëniën e këshillave të gabuara për parandalimin e krizës së koronavirusit kinez.

“OBSH’ja e dreqosi’’, tha Trump në një postim në Twitter.

‘’Për ndonjë arsye, edhe pse është e financuar masivisht nga SHBA’ja, ajo është e fokusuar në Kinë. Ne do të shikojmë mirë këtë punë. Fatmirësisht unë e refuzova këshillën e tyre për mbajtjen hapur të kufijve me Kinën në fillim të krizës. Pse na dhanë këso rekomandime të gabuara?’’, shtoi ai.

OBSH nuk ka pranuar tu përgjigjet këtyre akuzave.

Më 31 janar, OBSH këshilloi shtetet që të mbanin kufijt hapur përkundër shpërndarjes së virusit, edhe pse ata shtuan se shtetet mund të marrin masa tjera për të mbrojtur qytetarët e tyre.

Zyrtarët amerikanë i kanë shtuar kritikat ndaj OBSH’së pasi që SHBA tani është bërë vatra e pandemisë. Po ashtu, një numër i senatorëve kanë thënë se pas përfundimit të pandemisë Kina do të mbajë përgjegjësinë që i takon.