Afro 1 milion e 300 mijë të infektuar me koronavirus në botë

Afro 1 milion e 300 mijë të infektuar me koronavirus në botë

Bota April 06, 2020 - 12:20

Një milion e 282 mijë e 383 persona janë konfirmuar pozitivë me virusin COVID-19 në botë, raporton “Zëri.info”.

Deri tani 70 mijë e 183 persona kanë vdekur nga ky virus, ndërsa 269 mijë e 494 persona janë shëruar nga ai.

Amerika radhitet e para me numrin më të madh të të infektuarve, me 336 mijë e 851 persona, pastaj Spanja me 135 mijë e 32 persona, Italia me 128 mijë e 948 të infektuar e Gjermania me 100 mijë e 132 të infektuar. Numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi e ka shënuar Italia me 15 mijë e 887 viktima, pastaj Spanja me 13 mijë e 55 viktima. /Zëri. A.B.