Shkon në mbi 800 mijë shifra globale e të infektuarve me koronavirus

Shkon në mbi 800 mijë shifra globale e të infektuarve me koronavirus

Bota March 31, 2020 - 15:22

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka arritur në 803,537, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, raporton AA, percjell Zeri.info.

Virusi COVID-19, i cili u shfaq në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 178 vende dhe rajone në mbarë globin, ndërsa gjithsej 39,040 njerëz kanë vdekur ndërsa rikuperimet arritën 172.426.

Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura, ndërsa numri më i madh i rasteve të lidhura me koronavirusin janë në SHBA-të me më shumë se 164.660 raste. SHBA ka konfirmuar 3,177 vdekje për shkak të virusit.

Italia ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 11.591 dhe mbi 101.700 raste pozitive, ndërsa Spanja ka raportuar 8189 vdekje midis rasteve të konfirmuara prej afër 94.500. Kina, vendi i pacientit zero ndjek Spanjën me 3,309 vdekje, ndërsa rastet e saj të konfirmuara janë afruar 82.300.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Iran është 2,898, me numrin e konfirmuar të rasteve mbi 44,600.

Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë zbatuar izolime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli sëmundjen një pandemi dhe Evropën epiqendrën e re të sëmundjes./ZERI