Infektuar: 1052
Shëruar: 820
Vdekur: 30
Johnson u thotë britanikëve se po vijnë ditët e vështira

Johnson u thotë britanikëve se po vijnë ditët e vështira

Bota March 29, 2020 - 12:28

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka bërë thirrje britanikëve të qëndrojnë në shtëpi dhe njoftoi masa më të rrepta për të luftuar koronavirusin.

"Është e rëndësishme për mua të jem i sinqertë me ju - ne e dimë se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen", shkroi ai në një letër të botuar nga Downing Street.

Letra do të arrijë tek 30 milion familje këtë javë, raporton Hina, transmeton Zeri.info.

"Ne kemi marrë përgatitjet e duhura dhe sa më shumë nga ju të ndiqni rregullat, aq më pak jetë do të humbasim dhe aq më shpejt jeta jonë do të kthehet në normale," theksoi Johnson.

"Në këtë kohë të krizës kombëtare, ju bëj thirrje, ju lutemi të qëndroni në shtëpitë tuaja, të mbroni Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) dhe të shpëtoni jetë."

Qëndrimi në shtëpi dhe rregullat e rrepta të distancës sociale duhet të ndiqen, paralajmëroi Johnson, i cili vetë ishte i infektuar nga virusi dhe gjendet në karantinë.

"Këto rregulla duhet të respektohen. Nëse njerëzit i shkelin ato, policia do të penalizojë dhe shpërndajë tubimet," shtoi ai.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në më shumë se 1.000 dhe ata të infektuar në më shumë se 17,000./Zeri