Martti Ahtisaari është i infektuar me coronavirus
Sipas medieve të huaja, kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit të Republikës të martën.
Siç thuhet më tej, gjendja e Ahtisaarit, i cili është 82 vjeç është stabile.
Ahtisaari është një politikan finlandez, Presidenti i dhjetë i Finlandës (1994–2000), një laureat i Çmimit Nobel për Paqen dhe një diplomat dhe ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara.
Ahtisaari ishte një i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.
Në tetor 2008, atij iu dha Çmimi Nobel “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe mbi më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”.
Deklarata Nobel thoshte se Ahtisaari ka luajtur një rol të spikatur në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe të zgjatura, përfshirë ato në Namibia, Aceh (Indonezi), Kosovë dhe Irak.
Ndryshe, Zyra e Presidentit të Republikës të Finlandës kishte raportuar për prekjen nga coronavirusi edhe të bashkëshortes së tij, zonjës Eeva Ahtisaari, të shtunën.
Eeva Ahtisaari është 83 vjeçe. Ajo gjithashtu u tha se është në gjendje të mirë.
Ndërkohë bëhet e ditur se Finlanda ka konfirmuar 700 raste të coronavirusit dhe një vdekje nga virusi.