Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali shkon në 12

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali shkon në 12

Bota February 26, 2020 - 13:54

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali po rritet.

Tashmë numri i të vdekurve nga coronavisuri në Itali ka shkuar në 12 dhe ka infektuar 374 persona të tjerë.

Të dhënat e reja të azhurnuara u siguruan nga komisari Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp.

Viktima e dymbëdhjetë është një pacient 70-vjeçar nga Lombardia.

Ai ishte pranuar në spitalin e Piacenza, më pas u transferua në kujdesin intensiv në Parma.

Kujtojmë që numri i vdekjeve nga coronavirusi është mbi 2.700 në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese në Kinë. Ka pasur më shumë se 80,000 të tjerë të infektuar.