Kryeparlamentari turk e akuzon Makronin për islamofobi
Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, sot dërgoi kritika deri tek presidenti francez Emanuel Makron për shkak të “komenteve islamofobe”.
“Vërejtjet e Makronit për luftë kundër separatizmit islamik janë shembull për islamofobi të vrazhdë”, shkroi Shentop në Tuitter.
“Franca fillimisht të përballet me historinë e saj raciste dhe historinë e masakrave”, deklaroi ai, duke iu referuar së kaluarës së saj kolonialiste, transmeton Anadolia.
Shentop i tha këto vërejtje pasi Makron deklaroi se do t’i jep fund sistemit, në të cilin vendet e huaja dërgojnë predikues mysliman në Francë, në përpjekje për “separatizëm”.
Ai tha se qeveria e ka lutur trupin mysliman në vend që të trajnojë predikuesit në Francë dhe në gjuhë franceze për të ndalur përhapjen e, siç tha ai, “islamit politik”, rikujton agjencia.