Forcat ruse dhe siriane vrasin katër civilë në Idlib
Forcat qeveritare të diktatorit Bashar al-Assad dhe ushtria ruse kryen sulme ajrore dhe tokësore të hënën në pjesën veriore të Sirisë, duke vrarë së paku katër civilë.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se aeroplanët luftarakë rusë i vunë në shënjestër disa lagje të qytezës Darat Izza, ku u vranë tre persona. Ky grup tha se në shënjestër të sulmeve ishin edhe dy spitale.
Forcat qeveritare siriane kryen sulme ajrore edhe në qytezën al-Dana, afër kufirit me Turqinë, ku mbeti i vrarë një civil.
Sulme nga forcat e Assad-it pati edhe në të ashtuquajturën zonë e de-eskalimit në provincën Idlib, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia arritën marrëveshje që Idlibi të jetë zonë sigurie dhe aktet e dhunës në atë pjesë.
Më shumë se 1.7 milionë sirianë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur afër kufirit me Turqinë për shkak të ofensivës së ashpër të forcave qeveritare siriane dhe ushtrisë ruse.