Merr pjesë në garën për ngrënie të ushqimit, rusja 23-vjeçe ngufatet për vdekje

Merr pjesë në garën për ngrënie të ushqimit, rusja 23-vjeçe ngufatet për vdekje

Bota February 17, 2020 - 15:03

Një grua që ishte pjesë e ekipit të ndihmës së parë është ngufatur për vdekje, pasi kishte futur tri copa të ëmbëlsirës në gojë gjatë garës për ngrënie të ushqimit në Rusi.

Alexandra Yudina filloi të ngufatet vetëm atëherë kur e zbrazi pjatën në një kafiteri në Moskë, ku po zhvillohej gara për ngrënie të ushqimit, transmeton Telegrafi.

23-vjeqarja mbeti pa frymë dhe u rrëzua në dysheme pa ndjenja, kurse gojën e kishte të mbushur me ëmbëlsirë. Por edhe pse punonjësit e lokalit dhe kolegët që janë të kualifikuar për dhënie të ndihmës, u munduan ta ndihmojnë – pa sukses.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit kanë filmuar momentin rrëqethës, që është transmetuar edhe në televizionet ruse.