Bernie Sanders bie në kurthin e komikëve rusë

Bernie Sanders bie në kurthin e komikëve rusë

Bota February 15, 2020 - 21:52
Komikët rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, të cilët kanë mashtruar shumë personalitete të profilit të lartë, kanë futur në kurth së fundmi kandidatin demokrat për presidencialet e SHBA, Barnie Sanders.

Ata telefonuan kandidatin popullor demokrat dhe u prezantuan si aktivistja për mbrojtjen e ambientit Greta Thunberg, ndërsa i ofruan ndihmë për fushatën e tij elektorale.

Telefonata ishte bërë në fillim të dhjetorit, por dyshja vendosi ta lëshojë atë dy muaj më vonë për shkak të suksesit të Sanders në Iowa dhe New Hampshire, tha Kuznetsov për Associated Press në një intervistë në Skype.

Fox News raporton se një përfaqësues për fushatën e Sanders, nuk e komentoi vërtetësinë e telefonatës.

Në regjistrim, një femër e pa emëruar pretendon të jetë Greta, derisa Stolyarov luan babanë e saj, Svante. Ata ofrojnë mbështetje e tyre për fushatën e personit që besohet se është Sanders, i cili e mirëpret atë.

Sanders 78-vjeçar, sugjeron që “Greta” të bëjë një deklaratë në mbështetje të tij dhe që ata të zhvillojnë një organizim së bashku, kur ajo të shkonte sërish në Shtetet e Bashkuara. “Unë do të isha vërtet mirënjohës”, dëgjohet duke thënë ai.