Amerika alarmon në Munih: Huawei përbën kërcënim për NATO’n
Bota
February 15, 2020 - 21:20
Ministri amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi evropianët se duke lejuar prodhuesin kinez të telefonave Huawei për ndërtimin e rrjeteve 5G ata rrezikojnë “të kërcënojnë” NATO-n.
“Nëse ne nuk kuptojmë kërcënimin dhe nuk reagojmë kjo do të kërcënonte aleancën ushtarake që ka patur më shumë suksese në histori, NATO-n”, deklaroi Mark Esper gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.
Ministri amerikan i Punëve të Jashtme, Mike Pompeo ka denoncuar “Kalin e Trojës” që përbën për atë prodhuesi kinez, përfshirja e të cilit në rrjetet perëndimore 5G do të shkaktonte, sipas tij, transferimin e të dhënave të të gjithë përdoruesve “Partisë Komuniste kineze” dhe “shërbimeve sekrete kineze”.
SHBA-ja u ka kërkuar disa vendeve, veçanërisht europianëve, të mos përdorin infrastrukturat “Huawei” për vendosjen e rrjetit të ri telefonik 5G.