Tmerruese, babai i pret fytin djalit homoseksual

Tmerruese, babai i pret fytin djalit homoseksual

Bota February 14, 2020 - 21:38

Një burrë nga Iraku i cili tentoi të vriste të birin për shkak se ishte homoseksual pret të përballet me një proces gjyqësor në Zvicër.

Ishte pranvera e 2019, kur Seran M u shtrua në spitalin e Bernës me prerje të mëdha në qafë dhe krahëror.

Për mediat zvicerane në tetor ai do të bënte përgjegjës babain e tij. Ai tregoi se ai e kishte zgjuar natën vonë të birin, duke i ulëritur: “Ti je gay, je gay?”

Dhe pas kësaj ai tentoi ti presë fytin djalit. Seran M tregon se është me fat që i mbijetoi sulmit. Babai, kundër të cilit po zhvillohet procedura penale për vrasje me dashje, është ende në paraburgim.

Në anën tjetër, ai ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Lartë. Ai mohon sulmin ndaj të birit, duke deklaruar se ka tentuar të vëtëvritet.

Por Gjykata e Lartë nuk e besoi deklaratën e tij. Gjurmët e gjakut të të birit do ta rëndonin pozicionin e tij dhe kur u pyet e shmangu përgjigjen.

Image