Rreth 1 mijë e 400 të vdekur nga koronavirusi
Zyrtarët kinezë kanë publikuar të dhënat e zyrtarëve shëndetësorë të prekur me koronavirusin e ri, teksa janë rritur shqetësimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse.
Komisioni Kombëtar për Shëndetësi ka thënë më 14 shkurt se të dhënat e fundit tregojnë për 122 vdekje të reja në Kinë, gjashtë prej tyre personel mjekësor, duke dërguar në 1,381 numrin e personave të vdekur nga ky virus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri total i të infektuarve në botë nga ky koronavirus ka arritur në 64,000, dhe pothuajse të gjithë janë raportuar në Kinë.
Por, kjo Organizatë ka thënë se nuk ka rritje të numrit të rasteve jashtë territorit kinez.
Ndërkohë Japonia ka raportuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi i ri, duke shënuar rastin e tretë me fatalitet jashtë Kinës, pas një viktime në Filipine dhe një tjetre në Hong Kong.
Aktualisht më shumë se 500 persona jashtë prekur nga ky virus jashtë Kinës.