Johnson riorganizon kabinetin qeveritar
Bota
February 13, 2020 - 23:23
Kryeministri britanik Boris Johnson ndryshoi sekretarin e tij për Irlandën e Veriut, gjatë një rinovimi të kabinetit, ndërkohë që të gjithë ministrat e tjerë të rëndësishëm do të qëndrojnë në postet e tyre.
Julian Smith falenderoi Johnson për “mundësinë që i ishte dhënë për t’i shërbyer kësaj pjese të mrekullueshme të vendit”.
Shkarkimi i Smithit befasoi disa vëzhgues, pasi kohët e fundit ai kishte ndihmuar në ndërmjetësimin e rifillimit të ndarjes së pushtetit në qeverinë e decentralizuar të Irlandës së Veriut, pas një pezullimi trevjeçar.
“Ngrohtësia dhe mbështetja e njerëzve në Irlandën e Veriut ka qenë e jashtëzakonshme,” shkroi Smith.