Ministrat e Shëndetësisë të BE’së kërkojnë rritjen e masave kundër koronavirusit

Ministrat e Shëndetësisë të BE’së kërkojnë rritjen e masave kundër koronavirusit

Bota February 13, 2020 - 18:25
Ministrat e Shëndetësisë të vendeve të Bashkimit Evropian theksuan nevojën për veprime të koordinuara, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, pas një takimi të mbajtur në Bruksel lidhur me këtë çështje.

Ndër të tjera, ministrat ranë dakord për rëndësinë e masave, që do i lejojnë autoritetet të identifikojnë udhëtarët të cilët mund të kenë patur kontakte me persona të infektuar jashtë vendit, si dhe me këdo tjetër që mund të jetë në rrezik, një çështje kjo e theksuar nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ata i bënë gjithashtu thirrje Komisionit Europian të ndihmojë që shtetet anëtare të kenë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse në rast mungesash dhe të vlerësojnë rrezikun e mungesës së ilaçeve për shkak të mbylljes së fabrikave të prodhimit në Kinë.