Dita e Shën Valentinit është e ndaluar në Indonezi
Dita e Shën Valentinit është ndaluar në një qytet indonezian ‘ruajtja e pastërtisë së vlerave islame’.
“Për të ruajtur pastërtinë e vlerave islame dhe forcimin e ligjeve islame, ne dëshirojmë të informojmë publikun se Dita e Shën Valentinit shkon kundër ligjit islam dhe nuk është pjesë e kulturës së sonë”, tha, kryetari i Bashkisë, Aminullah Usman, transmeton Telegrafi.
Kryebashkiaku tha që ai kishte nënshkruar dhe lëshuar një njoftim të hënën duke u kërkuar të rinjve në qytet që të përmbahen dhe të mos marrin pjesë në çdo lloj aktiviteti në festimin e Ditës së Shën Valentinit.
Ai i tha agjencisë së lajmeve Antara: “Përveç kundërshtimit të ligjit islam dhe kulturës tonë, Dita e Shën Valentinit shkon gjithashtu kundër traditave”.
Qyteti, i cili ka një popullsi prej rreth 270,000, është kryeqyteti i provincës Aceh në ishullin Sumatra të Indonezisë.
Aceh është rajoni i vetëm në Indonezi me shumicë myslimane që imponon ligjin e Sheriatit.
Agjensia e Edukimit Bandung në West Java lëshoi ënjë njoftim të ngjashëm të hënën duke ndaluar nxënësit e shkollave të mesme fillore dhe të rinjtë në qytet të festonin Ditën e Shën Valentinit.
Sekretari i Agjencisë së Arsimit të Bandung, Cucu Saputra tha se ndalimi kishte ekzistuar për disa vjet për të mos lejuar që studentët të përfshihen në aktivitete të pahijshme në 14 shkurt.
Ai gjithashtu shprehu besimin e tij që festimi i Ditës së Shën Valentinit ishte kundër normave dhe kulturës së Indonezisë.
“Dita e Shën Valentinit nuk është një pjesë e kulturës sonë dhe shkon kundër normave fetare”, tha Cucu të mërkurën.