Pasojat e koronavirusit, gruaja bërtet derisa e futin në kuti të metaltë
Video rrëqethëse të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin frikën dhe zemërimin e shtetasve kinezë derisa i futin në karantinë për shkak të zgjerimit të coronavirusit.
Në video dëgjohen britma të grave, të cilat zyrtarët shëndetësorë i kishin futur në kuti të metalta, me qëllim që me to të transportohen drejt izolimit total, transmeton Telegrafi.
Nënkryetari i qeverisë kineze gjatë javës së kaluar ka urdhëruar autoritetet lokale në Wuhan, që të gjithë pacientët potencial të infektuar me coronavirus që kanë pasur kontakt me të tjerët të futen në karantinë.
Në videon e publikuar në Twitter që është bërë virale shihen një burrë dhe një grua, duke i dërguar drejtë kutisë së metaltë që gjendet në rimorkion e një kamioni.
Në një video tjetër shokuese shihet familja katëranëtarëshe duke u nxjerrë nga ndërtesa nga zyrtarët shëndetësor, që kishin veshur rroba mbrojtëse.
Raportohet se ata kishin refuzuar të futen në karantinë, kurse videoja është filmuar në qytetin Nantong në lindje të Kinës.