Kërkohet përmbajtje në deklarimin e shifrave rreth koronavirusit
Koronavirusi vrasës mund të infektojë më shumë se 60 për qind të popullsisë globale nëse metodat e kontrollit dështojnë, ka thënë një zyrtar i lartë mjekësor në Hong-Kong.
Profesori Gabriel Leung, kryetar i mjekësisë të shëndetit publik në qytet, gjithashtu tha se edhe nëse shkalla e vdekjes qëndron në një për qind, ajo ende mund të vriste miliona njerëz.
Nëse një për qind e numrit të parashikuar të të prekurëve nga Leung vdesin, kjo do të thotë se do të ketë më shumë se 45 milionë vdekje.
Por, shefat e Organizatës Botërore të Shëndetit dje u kërkuan virologëve të ndalonin me deklarimet rreth shifrave për të cilat nuk ka asnjë bazë për të.
Sidoqoftë, numri i rasteve të reja të raportuara në Kinë çdo ditë ka filluar të nivelohet, duke rënë në pesë nga tetë ditët e fundit.
Nuk do të thotë që shpërthimi – i cili filloi në fund të dhjetorit – ka arritur kulmin, por shkencëtarët që merren me krizën thonë se është një shenjë inkurajuese.
Më shumë se 45,000 njerëz në pothuajse 30 vende janë prekur nga virusi që nuk është parë kurrë, i cili është emëruar COVID-19.
Të paktën 1,100 persona kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.