Fluksi i emigrantëve meksikanë drejt Amerikës ka rënë për 74.5 për qind

Fluksi i emigrantëve meksikanë drejt Amerikës ka rënë për 74.5 për qind

Bota February 12, 2020 - 21:44

Meksika njoftoi sot se kishte reduktuar me 74,5 % fluksin e migrantëve pa dokumente drejt SHBA-së që prej muajit maj 2019, datë e prezantimit të planit të saj për këtë çështje.

“Shifrat e atyre që kalojnë kufirin drejt SHBA-së janë ulur me 74,5 % (…)”, deklaroi Marcelo Ebrard, ministër i Punëve të Jashtme.

“Sot ne kemi rezultate pozitive, jo vetëm sepse bëhet fjalë për një ulje të fluksit të personave që kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt, që është objektivi kryesor, por edhe sepse ata që ndodhen në territorin kombëtar janë të sigurtë”, shtoi ai.

“Qëllimi nuk është që këta persona të kërkojnë një strehë, por për të ulur rrezikun shumë të lartë që ata vendosin të migrojnë (…)”, shtoi kreu i diplomacisë meksikane.

Që prej tetorit 2018, SHBA-ja është përballur me një fluks migrantësh të paligjshëm në kufirin me Meksikën, që ka tendosur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Meksikos.