Mjeku kinez vdes nga coronavirusi

Mjeku kinez vdes nga coronavirusi

Bota January 27, 2020 - 12:14
Mjeku nga qyteti kinez Wuhan, Liang Wudong, 62-vjeç, i ishte rikthyer punës edhe pse ishte pensionuar.

Mjeku nga qyteti kinez Wuhan, Liang Wudong, 62-vjeç, i ishte rikthyer punës edhe pse ishte pensionuar. Atë e bëri me qëllim që të shpëtojë personat e infektuar me coronavirus, megjithatë ai është infektuar edhe vetë dhe për pak ditë ka ndërruar jetë.

Përveç Wudongit edhe një mjek tjetër ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër. Bëhet fjalë për Jang Gunije që po shëronte të infektuarit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse edhe ai ishte viktimë e virusit, transmeton Telegrafi.

Mjeku Liang punonte në një spital në Wuhan dhe është viktima e parë e virusit vdekjeprurës, sa i përket personelit shëndetësor, shkruan The Guardian. 

Edhe pse ishte i pensionuar, e kishin telefonuar që të ndihmojë të ndalë zgjerimin e virusit. Ky mjek ndërroi jetë nëntë ditë pasi u infektua me virusin vdekjeprurës

Vdekja e tij vjen në kohën kur kanë filluar paralajmërimet në rrjetet sociale, dhe videot që shfaqen për mjekët që po punojnë natë e ditë për të ndihmuar pacientët e prekur me virus.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi ka shkuar në 80, kurse 56 milionë tjerë janë futur në karantinë pas zgjerimit të virusit në 18 qytete. Zyrtarisht numri i të infektuar ka shkuar në 2,700.