Mblidhet qeveria e Maqedonisë së Veriut

Mblidhet qeveria e Maqedonisë së Veriut

Bota January 08, 2020 - 12:55
Detajet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot do ta mbajë seancën e dytë të rregullt, në të cilën mes të tjerash do të shqyrtohet edh miratohet Propozim-programi për punën e Qeverisë në vitin 2020.

Në seancën e sotme, siç informon shërbimi qeveritar për media,  do të shqyrtohen dhe do të vendosen në miratim programet për punën e shumë ndërmarrjeve publike, agjencive dhe shoqërive aksionare në pronësi shtetërore.

Në propozim të Ministrisë së Financave sot duhet të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare, në procedurë të shkurtuar, ndërsaM.E për këtë seancë i propozojnë pikat Propozim-programet për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2020 dhe Propozim-programi për zhvillimin e turizmit të Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2020.

Qeveria do t’i shqyrtojë edhe Programin vjetor për financim të përpilimit të planeve urbanistike, planet rregulluese të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentacionin urbanistik – planor  dhe dokumentacionin urbanistik-projektues në Republikën e Maqedonisë për vitin 2020.

Në seancën sotme Qeveria do të prononcohet për Propozim – programin nacional vjetor për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut  për vitin 2020, ndërsa në propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të shqyrtohet edhe informacioni për nevojën nga zbatimi i analizës funksionale në institucionet e sektorit publik.

Seanca e dytë e rregullt e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 12:00, dhe me të do të udhëheq kryeministri Oliver Spasovski.