Brenda laboratorit ku ndaj kafshëve kryhen eksperimente mizore dhe të tmerrshme
Stafi i një firme laboratorike gjermane që u akuzua për kryerjen e eksperimenteve mizore mbi kafshët kanë pretenduar se atyre u është thënë të falsifikojnë testet – duke i bërë prezantuar kështu rezultate të tjera nga ato paraprake.
Punëtorët që punuan për firmën private të testimit LPT në dy kompanitë në Gjermaninë veriore pohuan se menaxherët u thanë atyre të ndryshojnë të dhënat, të modifikojnë dozat dhe të zëvendësojnë kafshët e ngordhura me ato të gjalla, pa njoftuar klientët e kompanisë.
Miriam Staudte, një politikane e Partisë së Gjelbër nga Hamburgu, tha që pretendimet hedhin në dyshim mbi të gjitha studimet nga ky operator.
Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorëve të Hamburgut tani u ka bërë thirrje politikanëve të pezullojnë të gjitha licencat e testimit të kafshëve në LPT ndërsa zhvillohet një hetim.
Skandali rreth LPT u shpalos pasi një ish-punonjës shkrepi foto tmerruese dhe video të testimit.