Suu Kyi mohon pretendimet për gjenocid në Mianmar

Suu Kyi mohon pretendimet për gjenocid në Mianmar

Bota December 11, 2019 - 17:58
Detaje

Udhëheqësja e Mianmarit Aung San Suu Kyi, ka mbrojtur vendin e saj kundër akuzave për genocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së (ICJ).

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe u përgjigj lidhur me pretendimet e përhapura që Mianmar (ish-Burma) kreu mizori kundër komunitetit mysliman Rohingya.

Në fjalën e saj ajo e quajti çështjen kundër Mianmarit “të paplotë dhe të pasaktë”.

Ajo tha se problemet në Rakhine, ku jetuan shumë myslimanë rohingya, datojnë ndër shekuj.

Mijëra pjestarë të komunitetit rohingya u vranë dhe më shumë se 700,000 prej tyre u larguan në Bangladeshin fqinjë gjatë një sulmi të ushtrisë në Mianmar me shumicë budiste në vitin 2017.

Mianmar ka këmbëngulur gjithmonë se po merrej me një kërcënim ekstremist në shtetin Rakhine dhe Suu Kyi e mbajti atë qëndrim, duke e përshkruar dhunën si një “konflikt të armatosur të brendshëm” të shkaktuar nga sulmet e militantëve rohingya në vendet e sigurimit të qeverisë.

Duke pranuar që ushtria e Mianmar mund të kishte përdorur ndonjëherë forcë disproporcionale, ajo tha se nëse ushtarët kishin kryer krime lufte “ata do të ndiqen penalisht”.

Suu Kyi – dikur cilësohej ndërkombëtarisht si një kampione e demokracisë – ka qenë udhëheqëse de fakto e Mianmarit që nga prilli 2016, para se të fillonte gjenocidi i supozuar.

Ajo nuk ka kontroll mbi ushtrinë, por është akuzuar nga hetuesi i OKB për “bashkëpunim” në lejet ushtarake.