Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Sulm në një spital të Çekisë, gjashtë të vdekur

Sulm në një spital të Çekisë, gjashtë të vdekur

Bota December 10, 2019 - 09:53
detaje

Gjashtë persona janë vrarë gjatë një sulmi në një spital në Republikën Çeke. Policia njoftoi se sulmuesi i dyshuar ende ndodhet në arrati.

Ministri i brendshëm, Jan Hamacek, tha se policia u njoftua për këtë sulm në orën shtatë të mëngjesit të së martës, ndërsa sulmi ndodhi në qytetin Ostrava, i cili shtrihet në pjesën verilindore të vendit.

Sipas raportimeve të medieve lokale, sulmuesi i qëlloi me armë viktimat në klinikën e traumatologjisë, ndërsa më vonë të gjithë personat që ndodheshin brenda ndërtesës janë evakuuar.

“Policia është duke e kërkuar sulmuesit në mënyrë intensive”, njoftuan autoritetet.

Në raportimet e medieve çeke thuhet se sulmuesi ishte një burrë i veshur me xhaketë të kuqe dhe ai qëlloi me armë në njërin prej  departamenteve të pacientëve që nuk janë të caktuar për qëndrim të gjatë në spital, shkruan “BBC”