Burri vret gruan dhe të dashurin e saj pasi e zë në një qendër tregtare

Burri vret gruan dhe të dashurin e saj pasi e zë në një qendër tregtare

Bota nëntor 19, 2019 - 09:29
Detajet

Një burrë ka vrarë gruan e tij së bashku me një person tjetër, i cili mendohet të ketë qenë i dashuri i saj.

Bashkëshorti kishte shtënë ndaj bashkëshortes  dhe të dashurit të saj pasi që i kishte zënë në veturë në një qendër tregtare në Oklahoma të SHBA-së.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën në mëngjes, rreth orës 10:00, me ç ‘rast dorasi kishte shtënë nëntë herë ndaj viktimave, shkruan Daily Mail.

Dorasi u ndalua nga një qytetar i armatosur që rastisi të ndodhej në vendngjarje.

Qendra tregtare ‘Walmart’ në Duncan të Oklahomas ka lajmëruar konsumatorët e saj se nuk do të lejoj qytetarët e armatosur të hyjnë në objeketet e saj.

Kjo ngjarja e rëndë është vetëm disa muaj pas sulmit në ‘Walmart’ në El Paso ku ishin vrarë 22 persona.