Opozita nuk fiton asnjë mandat në zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi

Opozita nuk fiton asnjë mandat në zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi

Bota November 18, 2019 - 08:57
Lexoni detajet!

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko shënoi një fitore “plebishitare” në zgjedhjet e kësaj fundjave duke e lënë opozitën kryesore të vendit pa asnjë mandat në parlamentin e ri.

Lukashenko e ka qeverisur ish vendin sovjetik me një grusht të hekurt prej 25 vitesh dhe ka në plan të zgjasë jetën e tij në pushtet, pasi deklaroi se do të garojë dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

65-vjeçari i ka dhënë më shumë liri opozitës dhe ka lënë të lirë të dënuarit politikë në vitet e fundit me qëllim që të forcojë lidhjet me Perëndimin.

Por të dhënat zyrtare të këtyre zgjedhjeve shfaqin se asnjë figurë e opozitës nuk ka fituar një mandat deputeti. Në zgjedhjet e vitit 2016, opozita përfaqësohej me dy deputetë pas 20 vitesh, por kësaj radhe asnjë prej tyre nuk fitoi.

Lukashenko deklaroi se populli bjellorus mund të votojnë vitin tjetër për ta larguar nga detyra nëse nuk e duan më.